Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi pret në takim ambasadorin e ri francez, u diskutuar për liberalizimin e vizave

Gazeta10
18 October 2022 - 17:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e ri francez, Olivier Guérot, me të cilin kanë diskutuar edhe për mundësinë që Franca ta përkrah liberalizimin e vizave, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se kishte kënaqësi të priste në takim ambasadorin e ri nga Franca.

Ai ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet aktuale si dhe qëndërimet e PDK-së për to.

Krasniqi ka thënë se janë pajtuar që ta thellojnë bashkëpunimin reciprok.

Këtu keni statusin e plotë:  

“Kënaqësi të pres në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Aktualiteti politik, qëndrimet e PDK-së dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona ishin ndër temat që i diskutuam me ambasadorin Guérot.

Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendimi pozitiv për këtë proces.

Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
01 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.