Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: S’ka më ushtarë serb në Kosovë, kjo çështje është mbyllur në ’99

Gazeta10
14 December 2022 - 22:31

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi komentoi deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq se do të dërgojë një mijë ushtarë në veri të Kosovës duke thënë se nuk duhet të merret seriozisht.

“Për fat të keq retorika e luftë nxitëse e Vuçiq ka qenë e vazhdueshme por agresive në ditët e fundit. Kërkesa për kthimin e trupave serbe nuk vlen të merret seriozisht. Nuk ka asnjë vlerë. Në Kosovë s’do të ketë më asnjë ushtar serb dhe kjo është çështje e mbyllur në 1999. Këtë e di secili serb normal por kjo është një tendencë për të krijuar ndjenjën e frikës tek ata që jetojnë atje dhe për të instrumentalizuar në skemën e Serbisë. Lojëra të tilla i kemi parë në të kaluarën.“, u shpreh mes të tjerash kryetari i PDK-së gjatë intervistës,në një lidhje live për edicionin qendor të lajmeve në Abc News.

Sipas tij, shumica e deklaratave të tij bëhen për “konsum të brendshëm”. “Për Kosovën ka një dokument që është më i rëndësishëm dhe është deklarata e pavarësisë së vendit tonë. Vuçiq mund të ëndërrojë të kaluarën e përgjakur kur ka qenë shërbëtor i Millosheviçit, por s’do të mundet ta jetësojë atë.”

Kujtojmë që Vuçiq deklaroi se do t’i dërgonte një kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë. Beogradi paralajmëroi që me 8 Dhjetor shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. /abcnews.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.