Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi takon deputetët e subjektit të tij, diskuton për agjendën legjislative të sesionit pranveror

Gazeta10
12 January 2023 - 16:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar deputetët e subjektit të tij, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ka diskutuar për agjendën legjislative të sesionit pranveror.

Më tej, ai ka thënë se PDK do të jetë gjithmonë aktive, e përgjegjshme dhe produktive.

Krasniqi ka thënë se gjatë vitit 2022, PDK e ka përmbushur rolin e saj opozitar.

Këtu e keni postimin e plptë:

“Sot, para fillimit të sesionit pranveror të Kuvendit, së bashku me deputetët diskutuam për agjendën tonë legjislative dhe iniciativat konkrete të cilat do të ndërmarrim gjatë këtij viti.

PDK do të jetë gjithmonë aktive, e përgjegjshme dhe konstruktive kur në pyetje janë interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Gjatë vitit 2022, Grupi Parlamentar i PDK-së ka përmbushur rolin e vet si lider i opozitës, me më së shumti iniciativa e projektligje të propozuara në Kuvendin e Kosovës. Dinamika e punës do të shtohet edhe më shumë në vitin 2023”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.