
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët ortodoks për Krishtlindjet, raporton Gazeta10.
Ai ka uruar që në familjet e tyre të zotërojë harmonia, mirëqenia, toleranca dhe besimi.
“Gëzuar”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.
Këtu keni postimin e plotë:
“Qytetarë të besimit ortodoks, urime Krishtlindjet!
Uroj që në familjet tuaja të zotërojë harmonia, mirëqenia, toleranca dhe besimi në ardhmërinë e përbashkët e të sigurtë në shtetin tonë!
Gëzuar”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10