Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi uron Maqedoninë e Veriut në 31-vjetorin e pavarësisë

Gazeta10
08 September 2022 - 13:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar Maqedoninë e Veriut në 31-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka shprehur urimet më të mira për qytetarët dhe shtetin maqedonas teksa ka përgëzuar faktorin shqiptar atje.

Krasniqi ka thënë se faktori shqiptar atje ka arritur ta mbrojë dhe fuqizojë faktorin politik shqiptar atje.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Me rastin e 31 vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh urimet më të mira për qytetarët, institucionet dhe tërë spektrin politik. Përgëzoj faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që ka arritur ta mbrojë dhe fuqizojë pozitën e vet në vendimmarrje, si bashkëpjesëmarrës aktiv të bashkëpunimit, mirëbesimit dhe prosperitetit. Urime!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.