
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i ka quajtur demokratike dhe pjekur të përgjegjësisë politike zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Shqipëri.
Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar kryeministrin njëherësh kreun e PS-së, Edi Ramën për fitorën në shumicën e bashkive, trasnmeton Gazeta10.
“Shpresoj që besimi i qytetarëve i dhënë në këto zgjedhje për kandidatët e tyre, t’u shpërblehet me punë, përmirësim të jetesës dhe realizim të premtimeve.”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.
Postimi i plotë:
Shqipëria përfundoi edhe një palë zgjedhje, të lira dhe demokratike, duke shënuar kështu një momentum të rëndësishëm të pjekurisë dhe përgjegjësisë politike e shoqërore. Vlerësoj përkushtimin e institucioneve në garantimin dhe sigurinë që zëri i secilit qytetar të dëgjohet – drejt dhe pa ndërhyrje.
Me këtë rast, uroj Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, për fitoren në shumicën e bashkive në Republikën e Shqipërisë. Shpresoj që besimi i qytetarëve i dhënë në këto zgjedhje për kandidatët e tyre, t’u shpërblehet me punë, përmirësim të jetesës dhe realizim të premtimeve.