Gazeta10

Krasniqi: Votoni për një Evropë të sigurt që i ofron Kosovës një perspektivë të qartë për integrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje te qytetarët që jetojnë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, që të dalin të votojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian që mbahen më 6-9 qershor,

Ai ka bërë thirrje të votohen partitë simotra të PDK-së, pasi PDK-ja është anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Të dashur bashkëqytetarë që jetoni në shtete anëtare të Bashkimit Evropian,

Siç e dini, nga 6 deri më 9 qershor mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

E kemi thënë disa herë se këto janë zgjedhje tepër të rëndësishme që do t’a përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e Bashkimit Evropian, por edhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.

PDK është anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës – ALDE dhe duke e ditur që partitë anëtare të familjes sonë politike gjithmonë kanë qenë në përkrahje të plotë të lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës, unë ju ftoj që në këto zgjedhje t’i mbështesni partitë tona simotra masivisht me votën tuaj.

Dilni dhe votoni. Votoni për një Evropë të sigurt që i ofron Kosovës një perspektivë të qartë për integrim.

Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!

NË FOKUS

Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare
arbeni
Arben Ahmeti dhe Gani Geci sqarohen pas degradimit në debat- deklaratat e plota të tyre
111
Ish menaxheri pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” këngën e re në YouTube