
Teksa pritet certifikimi i rezultateve zgjedhore, mbetet të shihet se si do të pozicionohen partitë politike për formimin e qeverisë së re dhe më pas për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Analisti politik Krenar Shala, në Politiko, tha se Lëvizja Vetëvendosje po përballet sërish me një mundësi për arritjen e një marrëveshjeje politike, të ngjashme me atë që, sipas tij, ka ekzistuar edhe më herët me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Po i përsëritet Vetëvendosjes kjo mundësi që ka mundur ta ketë edhe me PDK-në. Besoj që njëra ndër arsyet pse nuk u bë një marrëveshje me PDK-në është se aty duheshin tre ose katër persona të pajtoheshin; disa thoshin po, e disa jo. Kjo zakonisht e bën një marrëveshje potencialisht të fragjile”, tha Shala.