Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krerët e shtetit i nisin homazhet në Prekaz

Gazeta10
06 March 2024 - 11:11

Në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit  kanë nis me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministra dhe deputet të Kuvendit të Kosovës, kanë nis me homazhe në Prekaz.

Të martën Prekazi u vizitua nga shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare.

Kurse, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë solemne për Epopenë e UÇK-së.

Gjithashtu një manifestim është mbajtur në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Në të gjitha aktivitetet u vlerësua lartë sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.