Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Krim” – Çeku reagon pas djegies së muzeut në Gjakovë: Përgjegjësit të marrin dënimin e merituar

Gazeta10
31 Gusht 2023 - 12:07

Pas djegies së muzeut të muzikës në Gjakovë ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, duke e quajtur krim ndaj trashëgimisë kulturore.

Ai tha se përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.

“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar” ka shkruar Çeku.

Çeku tha se ndërtesa e muzeut do të restaurohet.

“Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.