Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani do të mbetet anëtar i Interit edhe pas përfundimit të këtij edicioni.
“Nerazzurët” janë të kënaqur me paraqitjet e Asllanit këtë edicion dhe e shohin si pjesë të projektit për të ardhmen.
21-vjeçari erdhi te Interi në vitin 2022 ndërsa ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2027.
Asllani ka kontribuar me dy asistime në 14 paraqitje në kampionatin italian këtë edicion.
Interi është lider i tabelës në Serie A, me nëntë pikë më shumë se ndjekësit e tyre, Juventusi.