
Raporti: Bleona Dallaveraj
Me reagime është përcjellur miratimi në parim i Projektligjit për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm. Njohës të ekonomisë e përfaqësues të komunave, thonë se mjetet e ndara buxhetore janë të pamjaftueshme për shumë sektor.
Miratimi në parim i Projektligjit për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023 ka ngjallur reagime të shumta në vend.
Njohës të ekonomisë kanë thënë se mjetet e ndara për shumë sektor janë të pamjaftueshme.
Ata kanë deklaruar se për shkak të rritjes së inflacionit, 3.2 miliardë euro nuk e kanë vlerën e njëjtë të 2.7 miliardëve të këtij viti.
E i pa mjaftueshëm po vlerësohet të jetë edhe buxheti i paraparë për komunat.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se shumë komuna janë ankuar sa i përket ndarjeve buxhetore.
Për projekt-buxhetin e vitit 2023, kritika kanë ngritur edhe partitë opozitare në vend, nga të cilat kanë thënë se i njëjti nuk përputhet me nevojat e qytetarëve dhe gjendjen në Kosovë. / Kanal10