
Ministri i Financave Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nuk e ka të qartë nëse do të ketë rrymë gjatë dimrit, raporton Gazeta10.
Murati ka thënë se FMN po vazhdon ta mbështes Kosovën por duke përmendur disa sfida ka thënë se nuk e ka të qartë nëse do të ketë mungesë të energjisë elektrike.
“FMN vazhdon ta mbështesë Kosovën në fushën e taksave dhe në politikën fiskale. Gjatë dy viteve të fundit kemi pasur disa sfidave, siç ishin pandemia, lufta në Ukrainë dhe tani kemi edhe një problem, që po hyjmë në një dimër pa pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike”, ka thënë Murati.
Ai tutje ka përmendur disa dikastere dhe ka thënë se buxheti është shtuar.
“Jemi munduar që të kemi adresim në prioritetet si Qeveri, si në infrastrukturë, shëndetësi e arsim, duke bërë që të shtohet buxheti”, tha tutje Murati. / Gazeta10