Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kriza në transport, Brajshori: Po bëhen shtatë muaj pa paga, presim vendimin për buxhet

Gazeta10
24 November 2025 - 18:44

Kryetari i Sindikatës së Transportuesve Privat, Avdyl Brajshori  për emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka thënë se situata është bërë e paqëndrueshme dhe se punëtorët tashmë janë në limitet e tyre.
Ai ka bërë të ditur se kanë hyrë në muajin e shtatë pa marrë paga.

Brajshori theksoi se pavarësisht mungesës së pagave, deri tani kanë arritur të funksionojnë falë mirëkuptimit të furnitorëve, të cilët i kanë furnizuar me derivate pa pagesë, si dhe falë disa të hyrave vetanake.

Ai ka bërë të ditur se përfaqësuesit e transportuesve kanë zhvilluar takime me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, por pa marrë afate konkrete për zgjidhje.

Sipas Brajshorit, shpresa e vetme mbetet miratimi i bartjes së buxhetit të vitit 2024, për të cilën është thirrur një seancë e re. “Kishin premtuar se do të votohet dhe të bëhet bartja, dhe kur të kryhen ato procedura besoj që do të shlyhen edhe borxhet ndaj nesh,” u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.