
Analisti politik dhe njëherësh gazetari, Adrian Çollaku ka thënë se Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin nuk mund të duartrokitet për ndonjë sukses.
Çollaku ka thënë se situata në veri ka ndryshuar, por ka theksuar se e njëjta nuk mund të jetë afatgjate.
Megjithatë, ai ka thënë se situata në veri mund t’i përkthehet Kurtit në votë.
“Atje nuk munem me mohu që ka ndryshu situata, pra ka e ka përgatit terrenin atje”, ka thënë Çollaku në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Çollaku ka thënë se kryedështim i qeverisë Kurti është mosanëtarësimi në Këshill të Evropës, pa përjashtuar edhe sektorët e tjerë.
“Kryedështim është Këshilli i Evropës. Mendoj që Kurti t’u marrë me veri iu kanë dok të vogla ekonomia, energjetike dhe projektet kapitale”, ka thënë Çollaku. /Gazeta10/