
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, ka konfirmuar se Presidenca çeke e Bashkimit Evropian është duke punuar për të shtyrë para procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se e përkrah Kosovën në këtë drejtim.
Lipavsky nga Prishtina ka thënë se Çekia do ta përkrahë Kosovën në çështjen e sundimit të ligjit, por edhe në anëtarësim në organizata ndërkombëtare si NATO e BE.
“Mesazhi ynë është i qartë, qytetarëat e Kosovës mund të llogarisin në përkrahjen çeke sa i përket sundimit të ligjit, por edhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare përfshirë BE-në e NATO-n. Vizita ime e parë në Kosovë vjen në momentin kur Republika Çeke e ka Presidencën e BE-së. Dua të theksoj se Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosova, është ndër prioritetet rajonale. E përpjeket tona fokusohen tek të bërit progres në procesin e integrimit, përfshirë edhe liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.
Edhe zëvendëskryeministri Bislimi ka konfirmuar se po punohet nga të gjitha palët për liberalizimin e vizave.