Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryediplomati grek i shkon në vizitë Vuçiqit, e uron për marrëveshjen e fundit me Kosovën

Gazeta10
22 March 2023 - 19:16

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Serbi, ku është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në pritje, kryediplomati grek, ka thënë se e ka uruar Vuçiqin për marrëveshjen e fundit të arritur me Kosovën.

“Përsërita mbështetjen e pashoq të Greqisë për përpjekjet për progres të mëtejmë në dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, me synim arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme”, ka shkruar Dendias.

“Po ashtu diskutuam zhvillimet rajonale dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

Dendias javë më parë ka qëndruar për vizitë zyrtare edhe në Kosovë, ku është pritur nga krerët më të lartë shtetërorë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.