Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kryediplomati grek tregon se ka folur me Lajçakun për uljen e tensioneve në veri

Gazeta10
19 December 2022 - 17:44

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka folur me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për situatën në veriun e Kosovës.

Kryediplomati grek ka thënë se para një vizite në Ballkanin Perëndimor bisedoi në telefon me Lajcakun, rreth uljes së tensioneve në veri të Kosovës.

“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor këtë javë, pata një bisedë telefonike më parë me Miroslav Lajçak, mbi Dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, shkroi Dendias.

Në veriun e Kosovës ende nuk janë larguar barrikadat e vendosura në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, prej 10 dhjetorit.

Lista Serbe është lajmëruar disa herë nga këto barrikada, ndërsa pushteti në Serbi ka thënë se nuk i ka urdhëruar vendosjen e barrikadave.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar heqjen e tyre, por emisari amerikan, Gabriel Escobar ka thënë se barrikadat duhet të largohen nga njerëzit që i kanë vendosur dhe me dialog.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.