Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të llogarisni në mbështetjen tonë të fortë për rrugën drejt BE’së

Gazeta10
24 February 2026 - 22:17

Ministren Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar sot me Kryediplomatin e Kosovës, Glauk Konjufcën.

Konjufca po qëndron për vizitë në Austri, një nga vizitat e para prej se u emërua në krye të MPJ’së, teksa në takimin me homologen e tij, ai kërkoi mbështetje për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Kryediplomatja austriake ka thënë se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e fortë të Austrisë për rrugën drejt BE’së.

“Faleminderit për vizitën tuaj në Vjenë sot, si një nga vizitat tuaja të para si Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca! Që kur Austria, si një nga shtetet e para anëtare të BE-së, njohu Kosovën, janë zhvilluar lidhje të forta dypalëshe, përfshirë ato ekonomike, midis vendeve tona. Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë ato. Mund të llogarisni në mbështetjen tonë të fortë për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ajo në “X”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.