Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kryeministër ku e ke vajzën e gruan” – Kica-Xhelili e ashpër më Kurtin, e pyet edhe për varre të gjyshërve

Gazeta10
11 May 2023 - 16:48

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka kritikuar kryeministrin Kurti për deklaratat e tij të bëra sot në lidhje me emërimin e drejtorit të RTK-së, shkruan Gazeta10.

Kica-Xhelili arsyetimin e Kurtit se nuk ka asnjë person me mbiemër të njëjtë të emëruar në institucione publike, e ka cilësuar amnisti ndaj “rehatimit të mbështetëseve”.

“Seriozisht? A mund ta imagjinoni? A mund ta analizoni si përgjigje? Domethënë, sipas tij, rehatimi i mbështetësve, bashkëpartiakëve, donatorëve të VV, madje edhe përfshirja e tyre në afera potenciale milionëshe në sektorin energjetik dhe jo vetëm, AMNISTOHET, sepse nuk e paskan mbiemrin Kurti.”, ka shkruar ajo.

Deputetja e LDK-së, ka shkuar edhe më tej, duke e pyetur Kurtin se ku e ka gruan e vajzën, ku i arsimon e ku i shëron.

“E në Mal të Zi, kryeministër, a ke? Apo Norvegji?  Shtëpinë ku e ke? Më të rëndësishmen, familjen, gruan e vajzën, ku? Ku i arsimon? Ku i shëron? A ballafaqohet vajza jote në shkollë me bullizimin që fëmijët e politikanëve në Kosovë i kanë duruar deri në vaj depresiv për shkak të diskursit tënd kur ti i shpallje tradhëtarë? Varret e gjyshërve e babgjyshërve, dhimbjen e familjarëve të vrarë me mbiemrin tënd, a e ke?”, shkroi ajo.

Kurti u pyet sot nëse kishte koment në lidhje me emërimin e Rilind Gërvallës, si drejtor i RTK-së, ai u shpreh se është kryeministri i vetëm mbiemri i të cilit nuk ndodhej në ndonjë ministri tjetër./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.