Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kryeministrat e vendeve pjesëmarrëse në ”Open Balkan” takohen këtë javë, diskutohet për veriun

Gazeta10
05 Qershor 2023 - 12:04

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen këtë javë në Tiranë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se pritet të zhvillohet një takimin i formatit “retreat” të enjten.

Ky takim zhvillohet në kuadër të iniciativës “Open Balkan”.Kryeministrat pritet të diskutojnë përmbushjen e asaj çfarë është dakordësuar në takimet e shkuara të “Open Ballkan”.

Natyrisht situata në rajon e posaçërisht zhvillimet në veri të Kosovës do të jenë pjesë e diskutimeve.

Vendi i zgjedhur për këtë takim është një prej hoteleve hapur kohët e fundit në qendër të Tiranës./tch

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.