Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në 26-vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu

Gazeta10
07 May 2024 - 13:22

Në kujtim të 26 vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit, Bahri Fazliu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Kurti tha se sot me bashkëpunëtorë e familjarë të Bahri Fazliut si dhe me ministra e deputetë bëjnë nderime tek varri i tij.

“Sot më 7 maj janë mbushur 26 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, Bahri Fazliu. Ai u vra në betejë në ballafaqim me forcat serbe. Bahri Fazliu është jo vetëm dëshmor i kombit por edhe veprimtar i shquar edhe luftëtar çlirimtar edhe artist, instrumentist e poet, i cili ka lënë shumë shkrime e poezi që nuk iu mbaron asnjëherë aktualiteti sepse ato tregojnë se liria është më e shtrenjtë sesa jeta. Lavdi Bahri Fazliut”, tha Kurti.

Përveç Kurtit, homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Velani bën edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, Organizata e Veteranëve si dhe kryetarët e Komunave të Rahovecit e Drenasit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.