
Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë bërë të ditur se sot e kanë dorëzuar dosjen e Vettingut në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Kurti ka thënë se vettingu është alternativë e domosdoshme në sistemin e drejtësisë, derisa ministrja Haxhiu është shprehur se reforma mundëson që në sistemin e drejtësisë të jenë vetëm ata që kanë integritet moral dhe profesional, raporton Kanal10.
Raporti Gresa Bardhecaj
Ani pse paraqitjet publike i kanë të rralla në ditët e vikendit, kryeministri Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu këtë të diel i’u adresuan publikut.
Përmes konferencës për media, bënë të ditur se tashmë ta dorëzojnë dosjen e kamotshme Vettingut në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri Kurti ka thënë nuk ka alternativë tjetër përveç vettingut në sistemin gjyqësor e prokurorial.
DEK: Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës
Derisa ministrja Haxhiu tha se reforma në drejtësi mundëson që në sistemin e drejtësisë të jenë vetëm ata që kanë integritet të plotë moral dhe profesional dhe që pasurinë e tyre mund ta justifikojnë.
Ndërkaq, Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Vettingu është domosdoshmëri në sistemin e drejtësisë.
Pas konferencës për media, pranimin e dosjes e ka bërë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili ka thënë se procesi i vettingut ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës./Gazeta10