
Kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq e ka konsideruar të motivuar politikisht këtë sulm kibernetik ndaj Malit të Zi.
Sipas tij, situata është serioze dhe qeveria po e monitoron situatën.
“Është një çështje shumë serioze dhe ky është një sulm shumë serioz. Po monitorojmë situatën, janë përfshirë edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Drejtoria e Policisë, Ministria e Mbrojtjes. Sipas mendimit tim, ky është një sulm i motivuar politikisht”, u tha Abazoviç gazetarëve.