Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministrja serbe takohet me fëmijët e Milan Radoiçiqit në veri, “dorëzimi nuk është opsion”

Gazeta10
07 September 2022 - 8:44

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë vizitës së saj në Mitrovicën Veriore i ka takuar fëmijët e Milan Radoiçiqin, raporton Gazeta10.

Radoiçiq është në kërkim nga Policia e Kosovës si një prej personave të dyshuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Së bashku me kryeministren serbe, ishte dhe drejtori e së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Mbështetje për Milan Radoiçiqin tonë dhe familjen e tij. Kur nuk mund ta mposhtin, tentojnë ta thyejnë duke sulmuar fëmijët e tij të mitur. Ata nuk e dinë se kjo vetëm i bën më të fortë.

Dashuria për Serbinë është më e fortë se çdo urrejtje! Rroftë Serbia, dorëzimi nuk është opsion!”, shkruajti Petkoviq./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.