Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeparlamentari i Andorrës rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Gazeta10
27 January 2024 - 15:49

Mbështetja e parezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës u rikonfirmua edhe në takimin që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, pati me kryetarin e Parlamentit të Principatës së Andorrës, Carles Ensenyat Reig.

Ministrja Gërvalla në kuadër të vizitës zyrtare në Andorra u prit edhe nga Kryetari i Parlamentit,Carles Ensenyat Reig, me të cilin diskutuan në detaj për zgjerimin e bashkëpunimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Temë e bisedës ishin edhe zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë, të arriturat në ekonomi, sundim të ligjit dhe rrugën e saj integruese drejt mekanizmave ndërkombëtarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.