Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës

Gazeta10
23 September 2022 - 17:38

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën më 26 shtator.

Mbledhja do të mbahet nga ora 11:00, dhe pritet të diskutohet për përzgjedhjen e dy kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Medieve, raporton Gazeta10.

Rendi i ditës:

I. Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,
  5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.