
Jusuf Azemi – Kryetar i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, ka drejtuar disa kërkesa Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Azemi ka kërkuar përgjigje lidhur me kërkesat e sektorit privat, transmeton Gazeta10.
Në letrën dërguar kryeministrit janë listuar tri pika, ato për pagimin e stafit mbështetës, mundësinë e aplikimit për herë të dytë për ata punëtorë që gabuan në formularin për 100 euro që u ndanë për sektorin privat dhe dhënien e stimulimit për punëtorët.
Teksa, ka bërë propozuar që të ketë një pajtim mes qeverisë dhe SBAShK-ut duke gjetur mesin e shumës së kërkuar dhe asaj që qeveria iu ofroi./Gazeta10
