Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryetarët e komunave veriore i japin një javë kohë Vuçiqit për gjetjen e një marrëveshjeje 

Gazeta10
24 August 2022 - 17:06

Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, përmes një deklarate të përbashkët i kanë dhënë një javë kohë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për krijimin e një marrëveshje për targat dhe dokumentet e udhëtimit. 

Mbështesim presidentin e Serbisë që përmes dialogut dhe në përputhje me interesat e qytetarëve, që brenda shtatë ditëve të gjejë një zgjidhje kompromisi, të qëndrueshme dhe afatgjate për problemin e targave dhe kartave të identitetit, duke ruajtur paqen e stabilitetin”, raporton Kosovo Online. 

Teksa, të njëjtit kanë kërkuar edhe themelimin e Asociacionit. 

Kërkojmë themelimin e Asociacionit sa më shpejt dhe pa vonesa, siç përcaktohet me marrëveshjet e Brukselit. Sepse, është nevoja e popullit serb për të mbrojtur të drejtat e veta kolektive. Rikujtojmë se kanë kaluar 10 vjet dhe populli serb nuk pranon më asnjë zvarritje të këtij procesi”. 

Më tej, ata kanë deklaruar se nëse nuk arrihet një kompromis, do të “fillojnë procesin e largimit nga Institucionet e Kosovës”./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.