
Raporti: Viola Korça/Kanal10
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të cilat do të mbahen më 23 prill. Por ish-kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, po kërkon që mbajtja e tyre të shtyhen, pasi sipas tij rrezikohen edhe më tej policët që operojnë atje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime..
Por, mbajtjen e këtyre zgjedhjeve po e kundërshton Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai thotë se zgjedhjet duhet të shtyhen pasi në të kundërtën mbajtja e tyre është humbje për vendin.
Haradinaj thotë se fakti se zgjedhjet mbahen qendra jo të rregullta e të zakonshme votimi, e vështirëson pjesëmarrjen e qytetarëve për të votuar, duke shtuar se në këtë formë rrezikohet edhe siguria e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
DEK:Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së
Por ndryshe janë shprehur krerët e institucioneve kosovare duke thënë se s’mund të kushtëzohen nga Serbia për mbajtjen ose jo të tyre.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla gjatë raportimit para Komisionit për Integrime Evropiane ka deklaruar se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen për shkak të disa bandave kriminale.
Zgjedhjet në katër komunat veriore u shpallën pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar.
Lista Serbe, si partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e ka rikonfirmuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje./Gazeta10