Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i Ferizajt ngushëllon familjet që humbën të afërmit e tyre në aksidentin e mbrëmshëm

Gazeta10
23 February 2023 - 10:49

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi në rrugën Ferizaj-Shtime, e ku humbën jetën katër persona, në mesin e të cilëve dy ishin nga komuna e Ferizajt dhe dy nga komuna e Shtimes, raporton Gazeta10.

Me këtë rast, kryetari i Ferizajt Agim Aliu përmes një telegrami ka ngushëlluar familjarët që humbën të dashurit e tyre.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik. Ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.