
Pas përfundimit të takimit në mes Kryetarit të Mitrovicës Bedri Hamza dhe të Dërguarit të Posaqëm të BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Mirosav Lajçak, Hamza ka treguar se në këtë takim ata kanë biseduar për situatën e përgjithshme në Kosovë.
“Bisedum për situaten e përgjithshme Kosovë dhe rajon si dhe çeshtjen e dialogut. Edhe ura e Ibrit ka qene temë natyrisht, nevoja që të respektohet dhe zbatohet kushtetutën që garantojne lirine e lëvizjes se qytetarve dhe mallrave, ne do ta bëjmë maksimumin të punojmë në dobi te paqës”, ka thënë ai.
Ata gjithashtu vazhduan duke kaluar në këmbë në Urën e Ibrit.
Si dhe rikujtojmë se Lajçak para takimit me Hamzën ai është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurit ku edhe ka mbajtur konferencë për media lidhur me takimin që pritet të mbahet të hënën në mes të Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq.