Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryetari i Obiliqit flet për ndarjen buxhetore të komunës, pritet zgjatja e sheshit “Dëshmorët e Kombit”

Gazeta10
14 Nëntor 2022 - 9:13

Në emisionin ”Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Komunës së Obiliqit ka folur për ndarjen e buxhetit të kësaj komune si dhe Ligjin për Obiliqin, raporton Gazeta10.

Gashi, ka thënë se ndarja e buxhetit në vitin e ardhshëm ka fokus nxemjen qendrore.

“Ndarja e buxhetit siç e përmenda ndahet në të gjitha kategoritë buxhetore. Fokus vitin e ardhshëm e kemi nxemjen qendrore që është një projekt që do të vazhdoj për tri vite. Në vitin e ardhshëm janë dy investime kapitale për nxemjen qendrore që do të ndahen rreth 3 milionë euro. Pastaj janë sallat e edukatës fizike në Mazgit dhe Dardhishtë, që tanimë kanë filluar. Po ashtu shpresojmë edhe ndërlidhjen e sheshit “Dëshmorët e Kombit” me sheshin “ Adem Preniqi”, që do të vazhdojë rregullimi i sheshit deri tek rruga që shkon për në Hade.”, ka deklaruar Gashi.

Mbi të gjitha kryetari ka thënë se ka edhe kategori të tjera të ndarjes së buxhetit, duke përmendur shpenzimet e hekura të transportit për nxënësit, bursat për të gjitha nivelet e studimeve duke përfshirë edhe ato post diplomatike si dhe subvencionimi i nënave lehona.

Kryetari Gashi, ka thënë se tek ndarja e buxhetit ka mjaftë vështirësi për menaxhimin e buxhetit, sepse rritja e çmimeve ka pasur ndikimin e saj negativ edhe në këtë pjesë.

Ai ka thënë se buxheti i Obiliqit është në rritje për shkak se po ashtu ata marrin para edhe nga minierat e KEK-ut.

Sa i përket Ligjit të Obiliqit, Gashi ka deklaruar se ka disa ngecje të mëdha në këtë pjesë.

“Ligji ka ngec tek aktet nënligjore tek shëndetësia dhe e punësimit, subvencionimeve për kategori të ndryshme.”, është shprehur Gashi./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=-S2VkNkLrZI

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.