
Në emsionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka folur për qeverisjen dhe sfidat e komunës, raporton Gazeta10
Gashi ka thënë se janë pranë një dimri të vështirë sa i takon ngrohjes, ai ka folur për furnizimin me lëndët e nevojshme për shkollat, disa janë të furnizuara, disa në pritje për furnizim.
“Tani jemi pranë dimrit edhe ngrohja do të jetë e vështirë. Shkollat ngrohen me dru, të gjitha shkollat janë të pajisura me dru, përveç ato që kanë qenë me pelet, sepse edhe pse e kemi kontratën e nënshkruar ende nuk ka arritur furnizimi, mbesim me shpresë që edhe kjo do të ndodhë, pjesa tjetër jemi në rregull”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se projektet po realizohen përpos atyre paraprake që janë vështirësuar si shkak i rritjes së çmimeve.
“Është e vërtetë, të gjitha projektet të cilat janë, përvec atyre që kanë qenë të vitit të kaluar që kanë pasur ngecje për shkak të ngritjes së çmimeve, kjo pak i ka ndalu kurse kjo pjesa tjetër është në rregull”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se komuna po i ofron shërbimet e veta, shërbime që përfshijnë infrastrukturën dhe administratën.
“Të gjitha shërbimet që kanë nevojë qytetarët, duke fillu nga infrastruktura nga përmirësimi i tyre, pastaj edhe pjesën administrative”, ka shtuar ai më tej.
Gashi ka thënë se komuna e ka nën menaxhim ndërmarrjen “Kastrioti”, për aktivitetin e së cilës edhe ka folur përgjithësisht.
“Komuna jonë e ka Katriotin, ndërmarrjen që e kemi menaxhu dhe ajo tani ka fillu me e marrë veten, tani për tani janë, nëse s’gaboj rreth 40 punëtor dhe merren kryesisht me mirëmbajtjen e objekteve, parqeve, rrugëve, shesheve dhe kështu me rradhë”, ka thënë ai. / Gazeta10