
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një videoje u ka bërë thirrje rinisë së Kosovës, që të bëhen pjesë e platformës së Rinisë Demokratike.
Krasniqi këtë video e ka publikuar në rrjetin social Facebook, ku sipas tij përmes kësaj platforme, rinia do të ketë zë për realizimin e ëndrrave, transmeton Gazeta10.
Kjo video vjen si pjesë e fushatës së PDK-së për procesin zgjedhor të Rinisë Demokratike – ku qindra të rinjë janë anëtarësuar deri më sot.
“Kosovës i duhet zani yt. Për lagjen, për komunitetin dhe qytetin ku jeton. Për andrrat dhe potencialin e secilit prej jush. Unë ju siguroj që zani juj do të ndëgjohet. Ti ki za”, thotë Krasniqi.
Procesi i regjistrimit të të rinjve në kuadër të procesit zgjedhor të Rinisë Demokratike zgjatë deri më 20 nëntor./Gazeta10