Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kryetari i Prizrenit jep detaje se kur pritet të bëhet lirimi i pensionistëve nga trafiku urban

Gazeta10
12 July 2023 - 9:07

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” ka shpalosur detaje se kur pritet të bëhet lirimi i pensionistëve nga trafiku urban.

Totaj tregon se janë në diskutime për të angazhu një kompani të re e cila ia plotëson kushtet e pensionerëve.

“Në jemi në proces të konsultimeve për me angazhu një kompani të re e cila do të jetë si konsulente së pari e pastaj të blehen autobusat e rinjë dhe me kriju një sistem të ri duke u bazur në nevojat e qytetit të Prizrenit, ku pastaj do të identifikohen statcionet, vijat”, tha ai për Kanal10.

Kryetari shton se nuk dihet ende saktë se kur do të bëhet përfundimi i këtij plani./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=ZrOgWNu4m-o

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.