Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i Prizrenit mohon akuzat e ish-drejtoreshës, opozita kritikon qeverisjen komunale

Gazeta10
01 November 2022 - 19:29

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Akuzat e ish-drejtoreshës së Mirëqenies Sociale në komunën e Prizrenit, Vjollca Kabashit, ndaj kryetarit Shaqir Totaj dhe kabinetit të tij për detyrim të nënshkrimit të një dokumenti joligjor, Totaj i quajtur të pavërteta. Por, ky i fundit, ka thënë se  performanca e dobët në punë e shtyu Kabashin të jap dorëheqje. Ndërkaq, sipas Kabashit, nënshkrimin e marrëveshjes e bëri nga presioni dhe kërcënimet. Nga opozita kanë thënë se kërcënime të tilla janë të shpeshta, derisa kanë paralajmëruar edhe dorëheqje të tjera, shkruan Kanal10.

Akuza për shantazhe, kërcënime e presione kanë shpërthyer në qeverisjen e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Me pretendime të tilla, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Vjollca Kabashi.  

Një vendim i tillë, sipas ish-drejtoreshës, ka ardhur nga kërcënimet që kryetari Shaqir Totaj dhe shefi i kabinetit, Nehat Elshani, i kanë bërë për nënshkrimin e një pagese me vlerë prej 100 mijë euro, e cila pritej t’ia transferonte Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Për shkak të presionit, Kabashi ka thënë se e ka nënshkruar, mirëpo titulli i marrëveshjes, sipas saj, ishte i falsifikuar.

Lidhur me këtë, kryetari Totaj thirri një konferencë për medie, i cili akuzat e Kabashit quajti të pavërteta, duke thënë se paaftësinë e saj në punë e ka shfrytëzuar si pretekst për dorëheqje.

Ndërkaq, nga opozita kanë thënë se nuk është hera parë që nga kjo qeverisje ka kërcënime kundrejt zyrtarëve komunalë, derisa kanë paralajmëruar edhe dorëheqje të tjera.

Ndërkaq, në vend të Kabashit, drejtorinë e Mirëqenies Sociale pritet ta udhëheqë, Edmond Hoxha, nga radhët e AAK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.