
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin” ka treguar se shumë fermer në Rahovec subvencionohet nga komuna.
Ai ka theksuar se mbi 3100 fermer aplikojnë për subvencione, raporton Gazeta10.
“3100 fermer aplikojnë për pagesa direkte që do të thotë se ende po mbahet gjallë dhe ka një motiv për angazhim në bujqësi përkundër fakteve që nganjëherë janë të pafavorshme për bujqit qoftë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, dikur kanë qenë përmbytjet problem, prandaj Ministria e Bujqëisë duhet ta ketë prioritet bujqësinë”, tha ai në Kanal10./Gazeta10