Gazeta10

Kryetari i SPD-së: Kurti njeri me arsye të shëndoshë, Vuçiqi provokon hapur me qëndrimin pro-rus

Kryetari i SPD gjermane, Lars Klingbeil qëndroi së fundi në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrin e Kosovës Kurti ai e cilëson si “njeri me arsye të shëndoshë”, por që duhet të hedhë hapa të mëtejshëm.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Lars Klingbeil vizitoi së fundi Ballkanin Perëndimor, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Në udhëtim ai u takua me liderët e partive socialdemokrate të pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Klingbeil pati edhe një bisedë të veçantë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Portalit gjerman të lajmeve t-online.de, kryetari i SPD-së i tha për takimin me Kurtin se “nuk ishte bisedë e lehtë”.  “Ai është njeri me arsye të shëndoshë”, e përshkroi më tej Klingbeil kryeministrin e Kosovës, Kurti. Por për anëtarësimin në BE tani duhet të hedhë hapa të mëtejshëm.

Në nëntor në Shtëpinë e Bardhë mund të hyjë Trumpi, që mund ta bllokojë mbështetjen e rëndësishme të SHBA, i tha Klingbeil portalit t-online. Me fjalë të tjera, nëse SHBA largohen, stabilitet në Kosovë mund të sjellë vetëm një aleancë më e ngushtë me Brukselin, por që ka çmimin e saj, shkruhet më tej në portal.

Klingbeili nuk e kishte Serbinë në listën e vizitave të tij. “Serbia, fuqia kryesore ekonomike e rajonit, konsiderohet si një portë për ndikimin rus dhe kinez. Pekini investon miliarda në infrastrukturën serbe, Moska furnizon gaz të lirë dhe dezinformata antiperëndimore. Kreu i qeverisë serbe Aleksandër Vuçiq provokon hapur me qëndrimin e tij prorus, por pretendon se dëshiron të ndjekë edhe rrugën evropiane”.

Autori i shkrimit tërheq vëmendjen se në Beograd qëndroi pak ditë më parë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai ” kërkoi në një mënyrë jashtëzakonisht të qartë, që Serbia të zgjidhte midis Evropës dhe Rusisë”. Ju “nuk mund të hani në dy çanakë”, tha Pistorius në Beograd. Në Beograd pas kësaj “zemërimi arriti në kulm”.

Udhëtimi i shërbeu synimit për të ndërtuar një “rrjet të qendrueshëm…për t’u rezistuar përpjekjeve serbe dhe ruse për destabilizim.” Por edhe për të bërë të qartë se SPD ka hequr dorë nga politika e dështuar ndaj Rusisë. Gjermania dhe Evropa e marrin seriozisht perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. /DW

NË FOKUS

426244993_2156289211398752_492396649294319782_n
VIDEO +18 / Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Korçë ku mbetën të vdekur dy presona
largo
Ja çka deklaroi para gjykatës gruaja që e goditi për vdekje 26 vjeçarin në Prishtinë
largo
Ky është 26 vjeçari që u godit për vdekje në aksidentin para Ministrisë së Arsimit
gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
sm
Videoja brutale, Spiriq kishte përfunduar në spital në gjendje të rëndë pas rrahjes nga Radoiçiq
3e0ce840-7666-48c2-afda-fd4868b9ccb4
Zbulohen mesazhet e Adriana Matoshit e Dejona Mihalit, kjo e fundit i tregon se si ta sulmojë analistin kosovar
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë