Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i Ulqinit thirrje për protestë: Plazhi i Madh nuk jepet e as nuk shitet

Gazeta10
21 April 2025 - 22:29

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë një thirrje publike për qytetarët që nesër, në ora 11:00, të mblidhen para Parlamentit të Malit të Zi për të kundërshtuar planet për dhënien apo shitjen e Plazhit të Madh.

“Mesazhi ynë është i qartë: Plazhi i Madh as nuk jepet, as nuk shitet! Ajo është trashëgimi që i takon brezave që vijnë,” deklaroi Nimanbegu në një video-mesazh drejtuar qytetarëve.

Protesta synon të dërgojë një sinjal të fortë ndaj autoriteteve qendrore se pasuritë natyrore dhe publike të Ulqinit nuk janë për t’u tregtuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.