Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kryeziu flet për rëndësinë e formimit të institucioneve: njëherë Parlamenti, pastaj Qeveria dhe Presidenti

Gazeta10
10 June 2026 - 20:58

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, në emisionin “Politiko” ka folur për mënyrën e funksionimit të institucioneve shtetërore dhe rendin e tyre kushtetues në një sistem parlamentar.

Ai theksoi se diskutimet për postet si kryeministri dhe presidenti shpesh bëhen në nivel politik dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht logjikën juridike të funksionimit të shtetit.

Sipas tij, në një sistem demokratik parlamentar, institucioni qendror është Kuvendi i Kosovës, të cilin e cilësoi si “zemra e demokracisë”, nga i cili burojnë edhe proceset për formimin e qeverisë dhe funksionimin e institucioneve tjera kushtetuese.

“Këto parashikime për kryeministrin dhe presidentin janë më shumë gjuhë politike që përdoret në subjekte politike,” u shpreh Kryeziu, duke theksuar se renditja institucionale është e përcaktuar qartë.

Ai nënvizoi se rendi kushtetues në praktikë është: fillimisht Parlamenti, pastaj Qeveria dhe më pas Presidenti, duke shtuar se qeveria formohet nga shumica parlamentare.

Kryeziu po ashtu vuri në dukje se shpesh në diskursin publik krijohen paqartësi rreth hierarkisë institucionale, por sipas tij Kushtetuta e përcakton qartë këtë rend.

Video e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.