Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryeziu i përgjigjet opozitës: U ballafaquam vetëm me marrëveshje të këqija e dëmshme

Gazeta10
28 March 2023 - 23:57

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konsideruar se për dy vjet qeverisje, ekzekutivi në procesin e dialogut është ballafaquar me marrëveshjet e arritura në Bruksel duke i quajtur ‘të dëmshme e të këqija”.

“Vështërsia e Qeverisë së Kosovës në këto dy vite dialog, ka qenë ballafaqimi me marrëveshjet e deritanishme. S’ka asnjë vështërësi tjetër që ka përjetuar Qeveria e Kosovës në dialog përtej ballafaqimi me marrëvshje të këqija e të dëmshme nga opozita.’, deklaroi Kryeziu në Prime Time.

Kryeziu në Prime Time ka përmendur marrëvshjen e vitit 2015, ku si e tillë serbëve të Kosovës u jep të drejtë t’i krijojnë institucionet e tyre brenda shtetit të Kosovës.

“Ka Asociacion në pikën 10 ku i referohet dy marrëvshjeve të opozitës që e kanë definuar se çka është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Ai Asociacion i 2015, ka asamble – kuvend, ka President që e përfaqëson atë para autoriteteve të Kosovës dhe jashtë vendit, ka pasë me pasë administratë publike të vetën, me propozu listën e tyre për komandat të veriut.”, u shpreh tutje Kryeziu. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.