![](https://gazeta10.com/wp-content/themes/kanal10-design/logo/kerkom.png)
Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka thënë se pritet rritje e pjesëmarrjes së qytetarëve në proces zgjedhor.
Bazuar në historikun e zgjedhjeve, Kryeziu ka thënë se pjesëmarrja edhe kësaj radhe do të jetë e kënaqshme.
“Bazuar në një historik të pjesëmarrjes së qytetarëve në procese zgjedhore, unë besoj se pjesëmarrja do të jetë e kënaqshme”, ka thënë Kryeziu në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Për më tepër, ai ka thënë se nuk ka asnjë pengesë që të ketë rënie të pjesëmarrjes në zgjedhjet e shkurtit.
“Unë s’besoj që do të ketë rënie të numrit të pjesëmarrjes, bazuar në historikun e zgjedhjeve nuk kemi pasur asnjëherë rënie”, ka thënë Kryeziu nga DnV. /Gazeta10/