
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë me dije se Qeveria pret që masa ndëshkuese të BE-së të largohen sa më shpejt.
Ai ka deklaruar se këto masa duhet të largohen pas progresit në zbatimin e marrëveshjes së Bratislavës.
Sipas Kryeziut, këto masa kanë qenë të padrejta.
“Pra, Kosova po respekton dakordimin me BE-në. Ne kemi thënë që masat ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe presim që ato të largohen sa më parë, sidomos pas progresit në zbatimin e marrëveshjes së Brastisllavës por edhe pas përmirësimit të situatës në terren”, ka thënë Kryeziu për Telegrafin.
Ai ka tregua se deri me tani Kosova ka përmbushin piken e parë të marrëveshjes se Bratislavës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga zëvendëskryeministri i saj, Besnik Bislimi ka arritur një marrëveshje në Bratislavë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak mbi hapat e zbatimit të deklaratës së 3 qershorit të BE-së për deeskalim të situatës në katër komunat në veri. Prej atij momenti, Republika e Kosovës ka përmbushur pikën e parë të atij dakordimi me rastin e uljes prej 25% të pranisë së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në dhe përreth ndërtesave komunale”, ka thënë Kryeziu.