Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryhet kontroll në një shtëpi dhe një biznes në Gjilan nën dyshimin për tregti të ndaluar dhe shmangie nga tatimi

Gazeta10
05 December 2023 - 17:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan për bastisje/kontroll në një shtëpi dhe një lokal/biznes në tregun e gjelbër në Gjilan për shkak të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar”.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim :

– Filtër për cigare ,,Grand “ 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare ,

– Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.

– Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.

– Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .

– Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.

– Cigare NINE 29 pakoX 20 cigare etj.

Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.