Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ku ka “humbur” Aida Shtino, gazetarja e cila dikur lumturonte shumë familje shqiptare

Gazeta10
30 January 2024 - 14:04

Aida Shtino ka qenë personazhi që me emisionin e saj “Njerëz të humbur” për 12 vite ngërtheu pas vetes shqiptarë anë e mbanë botës.

Shtino, të cilën njerëzit e shihnin si një shpresë të madhe në gjetjen e familjarëve të tyre, kishte deklaruar dy vite më parë, që edhe pas kaq vitesh të mbylljes së emisionit nuk e dinte arsyen pse ndodhi një gjë e tillë.

Moderatorja kishte paralajmëruar një sezon të dytë të atij emisioni, por nuk ndodhi kurrë.

Por, vitin e kaluar ajo u kthye në ekran me emisionin “Identitet”, që kishte për qëllim zbulimin e historive të patreguara shqiptare dhe jo vetëm, gjithçka që është mbajtur e fshehur ndër vite, por që përbën historinë dhe identitetin e kombit.

Gazetarja është përfolur gjatë këtyre viteve për jetën e saj private, si dhe ndarjen nga bashkëshorti me të cilin ka një djalë tashmë të rritur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.