Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ku mund të bëhet mamografia në QMF-të e kryeqytetit? – tregon Izet Sadiku

Gazeta10
01 February 2024 - 19:04

Drejtori i Komunës së Prishtinës, Izet Sadiku ka thënë se është ngritur vetdijësimi I kontrollave për bërjen e mamografive.

Ai në emisionin Raport në Kanal10 tha se nga dy, tashmë në  Prishtinë janë tre mamografë në tri Qendra të Mjekësisë Familjarë në Prishtinë.

“Prishtina i ka pasur dy mamografë, prej qershorit të vitit të kaluar i ka tre mamografë. Ato janë në tri vende, në Dardani,në Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Veternik. Në gusht të vitit të kaluar në kryeqytet janë realizuar 80 mamografi. Qëllimi ynë në kryeqytet është që me e rritë numrin e mamografive jo vetëm në tetor kur është muaji për ndërgjegjësim. Kemi arritë me ngritë vetdijën përmes fushatave”, tha ai./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.