
Kualifikimet për “EURO2024” vazhdojnë edhe sot, ku në program janë disa ndeshje interesante.
Ndeshjet e ditës së sotme do të zhvillohen në kuadër të grupeve B, E, F dhe G, me sfidat Irlandë – Francë dhe Poloni – Shqipëri si ndër më kryesoret të kësaj dite.
Franca udhëton për në Irlandë pas fitores 4-0 ndaj Holandës, ndërsa Irlanda zhvillon ndeshjen e parë parë kualifikuese për këtë vit.
Përballja tjetër e këtij grupi do të luhet mes Holandës dhe Gjbraltarit, ndërsa Greqia do të pushojë këtë xhiro.
Takim tjetër interesant do të luhet në grupin E, ku Polonia me Fernardo Santos është nikoqire i kombëtares së Shqipërisë. Hera e fundit që këto dy kombëtare u përballen
ishte viti i kaluar në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”, me polakët që dolën fitues në dy ndeshjet.
Republika Çeke, e cila xhiron e parë fitoi ndaj Polonisë me rezultat 3-1, kësaj here luan si mysafire e Moldavisë.
Të gjitha përballjet luhen nga ora 20:45.
Ndeshjet tjera që zhvillon gjatë ditës së sotme janë: Austria – Estonia, Suedia – Azerbajxhan dhe Hungari – Bullgari.