Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kufoma e Mlladiqit mbërrin në Serbi, shteti i nxjerr 6 ushtarë për ta bartur arkivolin e mbuluar me flamuj

Gazeta10
03 September 2026 - 20:04

Avioni i Qeverisë së Serbisë, me trupin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, ka ateruar në Aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ka raportuar Radio Televizioni i Serbisë (RTS). Trupi i kriminelit Mlladiq më pas është dërguar në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.

Sipas RTS-së, në avionin që e solli trupin e Mlladiqit nga Haga ndodheshin djali i tij, Darko Mlladiq, mbesa Anastasia, ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, si dhe dy ish-bashkëluftëtarë të Mlladiqit. Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska vdiq më 27 gusht, derisa po mbahej në paraburgim nga Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm i shpallur fajtor si kriminel lufte.

Familja dhe avokatët e Mlladiqit kishin kërkuar disa herë që atij t’i lejohej trajtimi në Serbi, ndërsa autoritetet serbe kishin kërkuar edhe lirimin e tij të parakohshëm për arsye humanitare. Të gjitha këto kërkesa ishin refuzuar. Krimineli i luftës Mlladiq kishte pësuar disa goditje në tru para vdekjes.

Kufoma e Miladit u nxjerr nga 6 ushtarë serbë me arkivolin e mbuluar me flamurin serb.

Paralajmërimi për ceremoni shtetërore ka hasur ne kritika të ashpra për Beogradin zyrtar, sesi një shtet që aspiron Bashkimin Evropian mund ta nderojë një kriminel lfute.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.