
Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj duke folur rreth krizës së fundit për çështjen e presidentit, ka deklaruar se kryeministri dhe lideri i tyre Albin Kurti i ka pyetur veç e veç secilin për figurën e Bekim Sejdiun në takimin që e kanë pasur dhe se të gjithë kanë qenë pro që të lëvizet drejt zgjedhjes së Presidentit.
Komentet Rexhaj i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
“Të gjithë ne depuetët e VV-së, njëzeri e kemi mbështetur kandidatin për president Bekim Sejdiun”, tha ai mes tjerash, duke shtuar se tash problemi është të LDK-ja dhe refuzimi i deputetëve të tyre për kandidatin e tyre që e kanë propozuar vetë LDK-ja.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10